Bajrami pas shkarkimit: Ngela i befasur nga vendimi i kryetarit

Muharem Bajrami, ish-futbollisti, tani edhe ish-trajneri i klubit të futbollit KF Shkupi, përmes një reagimi ka raportuar se është shkarkuar nga kryetari i klubit, transmeton Portalb.mk.

“Dua te informoj opinionin qe prej sot me nuk jam trajner i Fc Shkupit.. Dua te falemenderoj klubin per besimin e dhan dhe ne vecanti tifozt Shvercerat,dhe gjith ashtu futbolistat dhe njerzt te gjith cka kan punuar per rreth klubit”, deklaroi Bajrami.

Ai ka sqaruar se është i befasuar nga një vendim i tillë.

“Ngela i befasuar nga vendimi i mar nga ana e presidentit per te me larguar gje qe se kisha menduar me kto rezultate te me largon duke pa se jemi vetem nje hap nga vendi i par, gjithsesi une me hidherime e pranova lajmin. Klubit i uroj shum suksese ne te ardhmen”, deklaroi Bajrami në fund të reagimit.

KF Shkupi pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, gjendet në vendin e dytë në renditjen e Ligës së parë të futbollit në RMV. Në ndeshjen e fundit pësoi disfatë me rezultat 2-0 nga Struga Trim&Lum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button