161km në këmbë, kështu ecën nga Dibra e Madhe deri në Shkup maratonistët e “Maraton Albania”

Nga Dibra e Madhe deri në Shkup, gjithsej 161 kilometra kanë ecur bjeshkatarët e organizatës joqeveritare “Maraton Albania” me seli në Tiranë, Shqipëri. Qëllimi i tyre është ndërgjegjësimi dhe aktivizimi në ngjarje sportive i sa më shumë njerëzve. Këta të fundit në Shkup u pritën nga përfaqësues të Agjencisë për Rini dhe Sport, shkruan Portalb.mk.

Me datë 25-27 shtator të këtij viti u realizua maratona, apo siç e quajnë organizatorët ultramaratona “Arteria e Arbrit”, me ecje në këmbë nga Dibra e Madhe deri në Shkup, me gjatësi gjithsej 161 kilometër.

Nga shoqata “Maraton Albania” thonë se një nga qëllimet e vetë funksionimit të tyre është që qytetarëve të ju shtohet dashuria për sportin, ecjen dhe natyrën.

“Qëllimi dhe misioni i shoqatës Maraton Albania eshte ndërgjegjësimi dhe aktivizimi në lëvizje sportive masive i një numri sa më të madh njerëzish pavarësisht nga mosha, gjinia, shkalla e zhvillimit fizik,mendor, sportiv dhe shëndetësor. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve gjate këtyre viteve është një tregues i mire, se maratona është kthyer ne një event te dashur për qytetaret e Tiranes, Shqipërisë e me gjere” shkruan në faqen e “Maraton Albania”.

Në Shkup, pjesëmarrësit e kësaj maratone janë pritur nga zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura, ai theksoi se kjo maratonë ka rëndësi të veçantë, për shkak të aspektit historik që ndërlidhet me këtë.

“Aktiviteti juaj përveç aspektit sportiv dhe rekreativ , për mua ka një rëndësi të veçantë sepse me këtë mënyrë kujtojmë historinë dhe rrugëtimin e të pareve tanë me mund e sakrificë” tha Izmit Nura, nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Ndryshe, nisja e maratonës ka filluar në sheshin Skënderbeu në Tiranë, pranë shtatores së Skënderbeut dhe përfundoi në sheshin Skënderbeu, tek shtatorja e Skënderbeut në Shkup. Maratonistët e shoqatës “Maraton Albania” përgjatë rrugëtimit të tyre janë pritur edhe nga kryetar komunash për të përshëndetur këtë nismë simbolike sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button