ANALIZË: Ndërtesa, disa shtëpi, depozita kursimi – çfarë posedojnë deputetët e BDI-së dhe PDSH-së!

Disa pa llogari bankare, disa të tjerë me llogari kursimi, disa nuk kanë shtëpi ose banesë të veten, të tjerët posedojnë ndërtesë. “Portalb.mk“-i publikon detaje edhe për gjendjen pronësore të raportuar nga deputetët e BDI-së dhe nga deputeti i vetëm i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Deputeti Arben Ziberi posedon llogari devizore dhe pasuri të patundshme, dhe kështu në fletën anketuese ai raportuar një banesë prej 80m2 në Shkup me vlerë të parashikuar prej 70,000 euro, llogari devizore me 24,000 euro, llogari në denarë me 1,200,000 denarë, si dhe Institucionin Shëndetësor Privat “Shandem” në fshatin Llaskarcë në vlerë prej 15,000 euro, e njëjta shumë është raportuar përmes ordinancës private është raportuar edhe si pronë e prindërve, të cilët gjithashtu kanë shtëpi me vlerë prej 30,000 eurosh në Llaskarcë dhe një banesë prej 61 m2 në Shkup me vlerë prej 40,000 eurosh. Ziberi gjithashtu e ka paraqitur edhe rrogën me vlerë prej 22,000 denarësh.

Deputetja Arbana Pasholli, sipas fletës anketuese nuk ka pronë në emrin e vet. Ajo ka raportuar katër parcela toke, të gjitha në Dibër, njëra si pronë e burrit të saj, ndërsa për të tjerat nuk ka informacion, si dhe një shtëpi me vlerë prej 8,000,000 denarësh dhe një automobil me vlerë prej 200,000 denarësh, gjithashtu në emër të burrit të saj. Ai gjithashtu ka edhe kursime në denarë në vlerë prej 3,900,000 denarësh. Ka raportuar edhe një llogari tjetër me 1,850,000 denarë, por pa deklaruar kush është pronari i saj.

Deputetja Arta Bilalli Zendeli nuk posedon pasuri të patundshme, por ka raportuar stoli prej ari me vlerë prej 600,000 denarësh, ka autmobil Mercedes B me vlerë prej 420,000 denarësh, ka honorar vjetor prej 54,000 denarësh dhe një depozitë kursimi në vlerë prej 192,153 denarësh. Bashkëshorti i deputetes gjithashtu ka Mercedes A me vlerë prej 150,000 denarësh, rrogë prej 56,000 denarësh, prindërit kanë një shtëpi në Gostivar me vlerë prej 9,000,000 denarësh, ndërsa në emër të fëmijëve ka raportuar depozita në vlerë prej 223,000 denarësh.

Deputeti Bajram Kadrija si pronë personale raportoi vetëm rrogën prej 62,000 denarëve, ndërsa gruaja e tij ka rrogë prej 14,000 denarësh dhe një kredi prej 5,000 eurosh. Prindërit e deputetit Kadrija posedojnë shtëpi dhe tokë bujqësore në Vrapçisht, pa e deklaruar shumën e vlerësuar. Familja gjithashtu posedon edhe veturë me vlerë prej 6.000 eurosh, modeli Mercedes E 320 viti 2005.

Pothuajse gjithçka që është raportuar në Fletën anketuese të deputetit Bajram Rexhepi është në emrin e tij personal, dhe kështu ai ka raportuar tre parcela tokë bujqësore në rrethinën e Tetovës në vlerë totale prej 180,000 eurosh, një shtëpi prej 270 m2 në Sellcë me vlerë prej 8,000,000 denarësh, një banesë prej 74 m2 me vlerë të raportuar prej 2,300,000 denarësh, një automobil Mercedes A prej 170,000 denarësh dhe një pjesë me vlerë 7,500,000 denarësh. Bashkëshortja e deputetit posedon aksione në vlerë prej 500,000 denarësh.

Sipas Fletës anketuese, deputeti Berat Ajdari ka automobil personali me vlerë prej 360,000 denarësh, ndërsa së bashku me gruan e tij ata kanë tokë bujqësore prej 15,000 m2 në Likovë të fituar me trashëgimi, pa e deklaruar vlerën e vlerësuar. Prindërit kanë një shtëpi prej 6,000,000 denarësh në Likovë dhe një automobil prej 60,000 denarësh.

Deputetja Vjollca Ademi posedon dy vetura me vlerë të raportuar prej 11,000 eurosh dhe një kredi bankare prej 2,000,000 denarësh. Në fletën anketuese ajo ka raportuar edhe një banesë prej 87 m2 në Gostivar, si pronë e burrit.

Deputeti Izet Mexhiti në krahasim me gjendjen e mëparshme pronësore të raportuar si kryetar komune, tani si deputet ai ka paraqitur një veturë të re Volvo me vlerë prej 2.149.000 denarësh ose 35.000 euro, ndërsa si pronë personale ai ka raportuar edhe një veturë tjetër prej 600.000 denarësh dhe pronën e prindërve, një shtëpi prej 516 m2 në Shkup me vlerë të vlerësuar prej 9,200,000 denarësh ose 150,000 euro. Nuk ka të dhëna për llogaritë bankare.

Qira, kërkesa në bazë të një huave, shtëpi, banesë, tokë – fleta anketuese e deputetit Ismail Jahoski është një nga “më të gjatat”, por jo të gjitha pronat e raportuara janë shënuar me vlerë. Kështu, Jahoski posedon dy lokale afariste, një në Makedonski Brod prej 55 m2 pa vlerë të shënuar, dhe tjetri në Kërçovë prej 362 m2 me vlerë prej 94,000 eurosh. Si pronë personale ai ka paraqitur një ndërtesë me oborr në Makedonski Brod prej 940 m2 dhe ndërtesa (në ekonomi tjetër) në Kërçovë prej 329 m2 – pa e shënuar vlerën e pronës, dy shtëpi, njëra në Shkup prej 189 m2, tjetra në Makedonski Brod prej 376 m2, por edhe një banesë prej 69 m2 në Shkup. Ai ka raportuar edhe tre parcela toke në Shkup dhe Makedonski Brod, pa e deklaruar shumën e vlerësuar. Jahoski gjithashtu raportoi edhe pesëmbëdhjetë kërkesa në bazë të një huaje në shumë prej miliona denarëve, disa prej të cilave arrijnë edhe deri në 160,000 euro, si dhe pesë qira individuale që arrijnë edhe deri në 4,500 euro në muaj. Deputeti gjithashtu raportoi edhe tre llogari bankare me rreth 3,000,000 denarë dhe dy hua të tjera prej 4,100,000 denarëve. E gjithë prona është raportuar si personale.

Deputeti Merita Kolçi – Koxhaxhiku raportoi tre pozicione, tokë prej 7,000m2 në Shkup me vlerë prej 11,377,000 denarë dhe banesë prej 58 m2 në Shkup prej 2,460,000 denarëve – në emër të burrit të saj, si dhe një kredi prej 350,000 denarëve.

Për deputetin Bedri Fazli deri në kohën e përfundimit të kësaj analize, nuk ishte publikuar fleta e tij anketuese.

Partia Demokratike e Shqiptarëve

Deputeti Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, në fletën e tij anketuese, si pronë personale ka raportuar një shtëpi me një oborr prej 13,000,000 denarësh në Tetovë, kërkesë në bazë të huasë prej 22,300 eurosh, depozitë në valutë prej pothuajse 105,000 eurosh dhe dy llogari bankare me një total prej 64,300 eurosh, si dhe hipotekë prej rreth 900,000 denarësh. Bashkëshortja e Thaçit posedon një veturë me vlerë prej 180,000 denarësh, depozitë në valutë të huaj prej 54,100 eurosh, si dhe një llogari transaksioni me 9,242,000 denarë.

“Portalb”-i më parë i publikoi të dhënat me të gjitha detajet nga fletët anketuese dhe për deputetët e partive të tjera parlamentare në bllokun politik shqiptar, të cilat mund t’i lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button