Trump emëroi nënën e shtatë fëmijëve dhe katoliken e devotshme gjyqtare të re të Gjykatës së Supreme të SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump nuk priti të mbahen zgjedhjet në SHBA, dhe emëroi Amy Connie Barrett si gjyqtare të re të Gjykatës Supreme. Nëse konfirmohet nga senatorët, 48 vjeçarja Barrett, do të zëvendësojë Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë fundjavën e kaluar. Me këtë emërim, gjykatësit me ideologji konservatore të emëruar nga Trump do të krijojnë shumicë prej 6 me 3 në këtë gjykatë.

Trump e përshkroi Barrett-in si një grua me arritje të pakrahasueshme.

“Amy Connie Barrett është një profesoreshë dhe gjykatëse me angazhim të palëkundur për përmbushjen e Kushtetutës,” tha Trump.

Nëntë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë (Supreme) kanë mandat të përjetshëm dhe gjykimet e tyre formësojnë jetën publike në Shtetet e Bashkuara.

Zgjedhja e Barrett nuk ishte befasi për publikun amerikan pasi që Trump një herë tha se ai përzgjedhjen e saj e ka ruajtur për këtë moment, pas vdekjes së Bader Ginsburg.

Barrett ka një karrierë të shquar si profesoreshë dhe gjykatëse e Apelit dhe është nënë e shtatë fëmijëve. Ajo gjithashtu thotë se është një katolike e devotshme. Grupet e komunitetit të LGBT e kanë kritikuar anëtarësimin e saj në një grup konservator katolik, rrjeti të shkollave që promovon ideologjinë se vetëm çiftet heteroseksuale duhet të bëjnë marrëdhënie. Barrett mbështeti politikat e ashpra të emigracionit dhe armëve të Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button