Mjekët sqarojnë: Kush duhet të vaksinohet kundër gripit këtë vjeshtë

Para fillimit të çdo dimri, mjekët u bëjnë thirrje të gjithë të moshuarve dhe të sëmurëve që të vaksinohen kundër gripit, ndërsa fëmijët e vegjël dhe të shëndetshëm nuk janë në fokusin e tyre. Por këtë dimër kjo mund të ndryshojë.

Duke pasur parasysh pandeminë e COVID-19, mjekët në shumë vende të botës janë gjithnjë e më të prirur të shohin këtë sezon të gripit, ndërsa po vaksinohen edhe fëmijët. Duke qenë se fëmijët mund të transmetojnë virusin e gripit, një nga argumentet për vaksinimin e tyre është lehtësimi i barrës në sistemin shëndetësor, shkruan Panacea.

Infektologu gjerman Bernd Salzberger thotë se mbrojtja e gjyshërve është një nga arsyet pse vaksinimi i fëmijëve është ide e mirë, pasi kombinimi i gripit dhe koronavirusit të ri mund të rezultojë fatal për të moshuarit.

Shumë mjekë bien dakord me këtë, ndërsa Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se “vaksinimi i gripit në sezonin 2020-2021 është më i rëndësishmi deri më tani”.

“Sidoqoftë, shumë prindër hezitojnë. Një nga arsyet është fakti se fëmijët e moshës shkollore e tolerojnë relativisht mirë gripin”, tha prof. Salzberger.

Por, nëse fëmija fiton virusin në kopsht ose shkollë, mund ta kalojë atë te anëtarët e moshuar të familjes, të cilët do ta kenë shumë më të vështirë të kapërcejnë gripin.

Sipas Institutit Robert Koch, Qendra Gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve, vaksinimi është i sigurt për fëmijët më të vjetër se gjashtë muaj.
Por, nuk duhet harruar fakti se koronavirusi i ri mbetet një kërcënim i madh, thotë infektologu gjerman.

“Është e mundur që të keni COVID-19 dhe grip në të njëjtën kohë dhe kjo nuk është aspak një situatë e mirë. Vaksina kundër gripit thjesht zvogëlon një pjesë të rrezikut.”

Sipas Institutit Robert Koch, Qendra Gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve, vaksinimi është i sigurt për fëmijët më të vjetër se gjashtë muaj.

Do të ishte ideale, thonë mjekët, të vaksinohen diku rreth fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, pasi që efekti mbrojtës optimal ndodh dy javë më vonë dhe pastaj ulet ngadalë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është të vaksinon personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punonjësit e shëndetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button