Bllokadë e paparalajmëruar në autostradën Tetovë-Shkup nga qytetarë të revoltuar për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike
Komunikacioni në autostradën nga Tetova drejt Shkupit sonte ishte bllokuar pa paralajmërim 30-të minuta nga ana e njëzet automobilave me njerëz nga një pjesë e nismës “Mjaft më” të cilët tashmë tetë javë organizojnë protesta publike në Tetovë për shkak të pakënaqësisë dhe revoltës nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, transmeton MIA.
Rreth orës 19:00 një grupë me automobilat e tyre arritën para Zhelinës ku e bllokuan qarkullimin e automobilave tjerë nga Tetova deri në Zhelinë.
Komunikacioni në atë mënyrë ishte bllokuar rreth 30-të minuta pas së cilës grupi i largoi automjetet dhe shkoi.
Protestë të tillë me bllokadë kishte më 21 gusht. Javën e kaluar protesta publike ishin organizuar edhe në disa mjedise rurale. Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të energjisë elekterike për 46%, heqje të Komisionit Rregullator, të zvogëlohet TVSH-ja prej 18 në pesë për qind dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do ta verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe i adreson ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike.
- LEXO: U protesua kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në katër vende në Tetovë
- LEXO: U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- LEXO: KRRE: Kërkesa e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së është arkivuar me procedurë standarde
- LEXO: U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- LEXO: Nesër protestë kundër mafisë së Zaevit dhe shtrenjtimit të rrymës, paralajmëroi VMRO-DPMNE