Shahpaska: Gjithsej 79,5 milionë euro për mbështetje financiare për të punësuarit nëpër kompani

Gjithsej 79,5 milionë euro për masën mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor janë paguar në tre muajt e fundit. Në të njëjtën kohë janë miratuar 639 kredi për kompanitë e Maqedonisë të cilat punësojnë 11.325 persona, publikoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk.

Në kohën kur nevojitej reagim urgjent, shkruan Shahpaska, Qeveria ndërmori masa adekuate për ballafaqim me efektet negative të krizës botërore.

“Dy pakot e para e amortizuan goditjen e parë të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, pakoja e tretë siguroi mbrojtje të vendeve të punës të përhershme dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në sektorët në të cilat do të implementohet digjitalizimi dhe mundësohet  konkurencë më e madhe e kompanive tona në nivel vendor, rajonal dhe global”, shkruan ministrja Shahpaska.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button