fbpx

U arrestua çifti shqiptar në Itali, telefonatat “tradhëtuan” bashkëshorten e trafikantit

Një çift bashkëshortësh shqiptarë, përkatësisht 40 dhe 37 vjeçe janë arrestuar nga policia italiane pasi merreshin me tregtimin e lëndëve narkotike, transmeton ABC.

Gjatë një vëzhgimi në rrethin Cesare të Komunës Savignano, punonjësit e policisë vunë re praninë e një burri duke qëndruar pranë një institucioni publik duke mbajtur qëndrim të dyshimtë. Uniformat blu u afruan për ta kontrolluar, duke hasur në nervozizmin e tij.

Kjo i nxiti ata të ushtronin një kontroll ndaj 40-vjeçarit dhe brenda automjetit të tij. Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë.

Pas zbulimit të drogës, policia bëri një kontroll edhe në banesën e tij, pas dyshimeve të ngritura nga thirrjet e shpeshta të të shoqes në telefon. Ajo tentoi të largohet duke mbajtur me vete një çantë.  Brenda çantës policia gjeti edhe sekuestroi lëndë narkotike dhe më pas bëri edhe arrestimin e saj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close