fbpx

Britania “në mëshirën” e Covid, u shënua rekordi me raste të reja brenda ditës

Britania e Madhe duket se është duke përjetuar valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, transmeton ABC.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord i ri, me 6,874 raste të konfirmuara. Një ditë më parë, u raportuan 6.634 infeksione, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në Britani është afër gjysmë milioni,  përkatësisht 423,236.

Sidoqoftë është e vështirë të përcaktohet nëse Britania u godit më shumë në valën e parë apo të dytë, pasi tani po kryhen më shumë teste.

Sipas Ministrisë britanike të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin 41,936, megjithatë, flasin për më shumë se 57,000 vdekje nga koronavirusi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close