fbpx

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zvicra ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë bërë të ditur mediat zvicerane, transmeton Koha.net.

Shtetet dhe zonat me një rrezik në rritje të infektimit përcaktohen në masat rregulluese Covid-19 në fushën e trafikut ndërkombëtar të udhëtarëve. Kjo listë azhurnohet rregullisht dhe pas rënies sërasteve në Kosovë, tani në Zvicër ata që vizitojnë Kosovën s’do të karantinohen pas kthimit në Zvicër.

Nëse një shtet është në listë, kjo përfshin të gjitha territoret e tij, ishujt dhe territoret përtej detit – edhe nëse ato nuk renditen veçmas. Vendet fqinje të Zvicrës përjashtohen nga ky rregull. Këto nuk rendisin shtete të tëra, por zonat.

Nga 28 shtatori do të largohen nga lista, Kosova dhe San Marino.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close