fbpx

Hekurudhat në hall të madh me servisimin e trenave kinezë, mezi mirëmbahet orari

Pavarësisht faktit se treni i shpejtë Shkup-Prishtinë-Shkup dhe trenat ekspres për në Beograd dhe Selanik nuk qarkullojnë këtë verë, Hekurudhat e RMV-Transporti mezi ia del ta mirëmbajë orarin aktual me të cilin janë paraparë vetëm 15 nisje të trenave në ditë nga stacioni hekurudhor i Shkupit. Verën që kaloi, treni i udhëtarëve midis Shkupit dhe Koçanit nuk funksionoi për 40 ditë për shkak të riparimit të lokomotivës së prishur që e tërhiqte këtë tren dhe nuk kishte lokomotivë tjetër për zëvendësim për të mirëmbajtur relacionin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Problemi kryesor me të cilin përballet kompania hekurudhore është servisimi i gjashtë trenave kinezë. Një nga kompletet e motorëve me dizel ka qenë jashtë trafikut që nga viti 2018 dhe ka probleme të mirëmbajtjes me dy trena tjerë, një dizel dhe një tren me motor elektrik. Si rezultat i ndërprerjeve të herëpashershme të trenave kinezë, kompania është e detyruar të lëshojë lokomotiva me vagonë të udhëtarëve për të mirëmbajtur relacioneve, por numri i tyre është i kufizuar për shkak të nevojës për të ruajtur trafikun hekurudhor të mallrave.

Hekurudhat e RMV-Transport sqarojnë për “Meta.mk” se në dhjetor të vitit të kaluar, delegacioni i tyre mbajti një takim me kompaninë kineze CRRC, e cila është prodhuese e këtyre garniturave.

“Në takim u diskutua për aktivitetet që duhet të ndërmerren nga kompania kineze për të mundësuar garniturat e lartpërmendura për trafikut. Por, për shkak të situatës me kovid-19 dhe pamundësisë së një ekipi profesional nga Kina për të arritur në Shkup, të gjitha aktivitetet janë lënë në pritje”, thuhet në përgjigjen e Hekurudhave të RMV-Transporti.

Përndryshe, paralelisht me lëshimin në qarkullim të trenave kinezë, kompania hekurudhore katër vjet më parë nxori nga trafiku pajisjet e deriatëhershme me dizel  motorë dhe elektrikë, me të cilët zhvillohej trafiku hekurudhor i udhëtarëve. Garniturat e dikurshme “Gorbaçov” u prishën pas valës masive të refugjatëve që u transportuan me këto trena në vitin 2015. Dizel garniturat spanjolle të naftës janë gjithashtu të garazhuara në depon “Lisiçe” dhe janë duke pritur për riparim, por për këtë nevojiten mjete financiare, të cilat kompania nuk i ka për momentin.

Hekurudhat e RSM-Transport sqarojnë se të gjithë trenat janë vendosur në kapacitet të plotë, por gjithashtu se kjo ndodh për shkak të përdorimit të tepruar të flotës të ndodhë ndonjë defekt i trenit, por menjëherë fillon procesi i riparimit dhe eliminimit të defektit.

Përndryshe kompania hekurudhore ka negociaur me prodhuesin kinez që nga vera e kaluar për të përmbushur detyrimet e kontratës për blerjen e gjashtë trenave, në pjesën e tejkalimit të mangësive teknike të garniturave. Ish zëvendës kryeministri Koço Angjushev verën e kaluar deklaroi se gjysma e garniturave të blera nga Kina ishin me defekt dhe se nuk ishte bërë asnjë pranim teknik i tyre. Por problemet me trenat kinezë mbeten aktuale dhe të pazgjidhura deri më sot.

Maqedonia është vendi i parë në Evropë që vendosi të blejë trena nga Kina për trafikun hekurudhor. Përveç gjashtë trenave me naftë dhe motorë elektrik për trafikun e udhëtarëve, katër lokomotiva elektrike janë blerë nga ky vend, të cilat përdoren kryesisht për mirëmbajtjen e trafikut hekurudhor të mallrave.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close