Shqipëri, asnjë i vdekur dhe 134 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 134 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe nuk është shënuar asnjë vdekje, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.921 dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 370, që nga fillimi i pandemisë.

“Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm”, ka theksuar ministria.

Në orët e fundit janë shëruar 100 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.239 dhe raste aktive janë 5.312.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 83.103 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button