RMV: Programet mësimore vetëm në gjuhën maqedonase, MASH-i “nuk ka pasur kohë t’i vendos ne sistem”

Edhe pse vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga fillimi i vitit akademik, mësuesit shqiptar nuk kanë qasje në programet mësimore në gjuhën e tyre amtare, ashtu siç edhe e thotë ligji. Pas ankesave të mësuesve deri në redaksinë e Portalb, kontaktuam me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga ku premtuan se të njëjtat do të vendosen shumë shpejt edhe në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk.

Programet mësimore apo kutikulat nga ku edhe duhet të bazohen mësuesit para krijimit të një ore mësimore janë vendosur në ueb sajtin zyrtar të Byrosë për Zhvillim të Arsimit. Megjithatë, gjuha në të cilën mund të gjenden këto programe është vetëm ajo maqedonase.

Kështu duket në opsionin “maqedonisht” plani mësimor:

"Screenshot" nga ueb faqja e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.
“Screenshot” nga ueb faqja e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

“Nuk ka dokument” thuhet në momentin kur ndërrohet gjuha në atë shqipe.

"Screenshot" nga ueb faqja e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.
“Screenshot” nga ueb faqja e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

Për këtë, një nga arsimtarët e pollogut i cili për arsye personale vendosi të ngelet anonim na tha se ka probleme në krijimin e orës mësimore për shkak se nuk e zotëron gjuhën maqedonase, ai tha se në qoftë se këto programe nuk përkthehen, do të detyrohet të paguajë përkthyes privat.

“E kam shumë problem, tanimë duhet të fillojmë apo më saktë duhet të kishim përfunduar në planifikimin e orëve mësimore me nxënësit, marrë parasysh se procesi arsimor fillon edhe gjashtë ditë. Ndërkaq, ne përballemi me probleme mesjetare, përkundër asaj që ligji obligon institucionet që dokumentet e tilla të jenë edhe në gjuhën shqipe, një gjë e tillë nuk është respektuar dhe planet mësimore janë vetëm në gjuhën maqedonase, unë nuk e kuptoj atë” tha një nga mësuesit.

Nga Byroja për Zhvillim të Arsimit në krye me Zekiriya Hasip nuk përgjigjen as në telefonatat tona e as në pyetjet e dërguara në adresën elektronike të këtij institucioni.

Megjithatë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës premtuan se këto programe shumë shpejt do të figurojnë edhe në gjuhën shqipe, ata thanë se të njëjtat janë gati por është çështje kohe kur do të publikohen.

Мinistrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.
Мinistrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

“Programet mësimore për shkollën fillore dhe të mesme, Byroja për Zhvillim të Arsimit i ka përgatitur në të gjitha gjuhët me të cilat zhvillohet mësimi në shtetin tonë, edhe atë: Në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe, turke, serbe dhe boshnjake për shkollën fillore ndërkaq në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke për shkollën e mesme.

Marrë parasysh se bëhet fjalë për një numër të madh të programeve mësimore, është e nevojshme një kohë e caktuar për vendosjen e tyre në ueb faqen e Byrosë dhe kjo do të ndodhe në afatin më të shpejtë të mundshëm” thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Portalb.mk.

Ndryshe, me datë 1 tetor është paraparë të filloje procesi arsimor në shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë së Veriut përmes Platformës Kombëtare për mësim nga distanca, ngelet ende  e paqartë se a kanë mjetet e nevojshme mësimdhënësit për mbajtjen e orëve mësimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button