“Shuplakat e porositura”: Fatime Fetai hoqi dorë nga akuzat kundër ish deputetes Rangelova dhe dy të akuzuarve tjerë

Me tre të gjykuar deri tani dhe tre për të cilat u tërhoq akuza, në këtë lëndë kanë ngelur edhe 7 të akuzuar për dhunën në protestat në Komunën Qendër në vitin 2013, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja Fatime Fetai, para fjalive përmbyllëse, u dorëhoq nga akuza kundër tre të akuzuarve në rastin të njohur si “Shuplakat në Qendër”: Ish deputetja Daniela Rangelova, e cila ishte këshilltare në Komunën Qendër në vitn 2013, si dhe Milan Andonovski dhe BorçeBoganovski.

Për këtë rast të akuzuar ngelin 8 persona nga gjithsej 14 të cilët ishin të kapur në fillim të akuzës. I akuzuari i parë ngelet ish kryeministri Nikola Gruevski, i cili u gjykua në mungesë, ish ministri Mile Janakievski si dhe persona tjerë pjesëmarrës në protesta, mes të cilëve Aleksandar Trajkovski.

Në këtë rast ka tre aktgjykime: I gjykuar është Mirko Pecev, i cili u gjykua në procedurë të ndarë, si dhe dy këshilltarët e Komunës Qendër nga radhët e VMRO DPMNE-së në vitin 2013 të cilët e pranuan fajin .

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button