Putin: Ofrojmë falas vaksinën ruse të Covid-19 për stafin e OKB

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se do t’i dhurojë falas vaksinën ruse, Sputnik-V  të Covid-19 stafit të OKB-së, transmeton ABC.

Këtë premtim lideri rus e bëri gjatë fjalimit të tij të mbajtur online në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Çdokush nga ne mund të përballet me këtë virus të rrezikshëm. Virusi nuk ka kursyer stafin e Kombeve të Bashkuara, selinë e tij dhe entitetet rajonale”, tha Putin.

“Rusia është e gatshme t’u ofrojë punonjësve të KB ndihmën e nevojshme dhe të kualifikuar, dhe në veçanti ne propozojmë të furnizojmë vaksinën tonë falas për punonjësit e organizatës dhe filialet e saj,” tha Putin, i cili njoftoi vaksinën me shumë bujë pak javë më parë dhe tha se vajza e tij është në mesin e atyre që e kanë marrë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button