fbpx

Dita e dytë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për zëvendësministrat e Qeverisë

Kuvendi sot pasdite e vazhdoi mbledhjen në të cilën deputetët po debatojnë për zgjedhje të zëvendësministrave në Qeveri, transmeton MIA. Në ditën e sotme të debatit, deputetët e opozitës në diskutime shprehën rezerva për atë se sa kjo Qeveri mund të bëjë në periudhën e ardhshme, sepse edhe në mandatin e kaluar nuk ka bërë asgjë për të mirën e qytetarëve edhe pse ka premtuar shumë.

Edhe Qeveria e kaluar premtonte gjithçka, tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE, por bëri më tepër krim, korrupsion, stërshitje.

“Kjo është Qeveri në tentim. Një muaj kjo Qeveri e re nuk propozoi asnjë masë për jetë më të mirë të qytetarëve. Masa e parë që do ta prezantojnë, sipas të gjitha gjasave do të jetë ‘llokdauni’, edhe pse këtë tani  nuk duan ta thonë, do ta bëjnë për ndonjë ditë apo ndonjë javë. Kjo do të thotë tekstualisht shkatërrim i shtetit”, tha Janushev.

Ai pati edhe vërejtje ndaj biografive të 16 personave të propozuar për zëvendës të ministrave, duke cekur se shumica e tyre nuk kanë kompetenca për funksionet për të cilat propozohen.

LEXO: Qeveria publikoi emrat e zëvendësministrave të ri

Ndaj kësaj reagoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se deputeti nuk  mund të fshihet prapa foltores së Kuvendit dhe të thotë se kjo është qeveri mafioze, të akuzojë për krim dhe korrupsion pa dëshmi dhe se nëse kanë indikacione, duhet të parashtrojnë padi penale.

Lidhur me vërejtjet për atë se kush nga cila pozitë vjen në funksionin e zëvendësministrit, kryeministri theksoi se nuk është e ndaluar cili do qoftë nga vendi paraprak ku ka punuar, të vijë në funksion të lartë.

Ai reagoi edhe ndaj pohimit se Qeveria po përgatitë mbyllje të vendit për shkak të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë.

“Ne nuk kemi për qëllim të bëjmë ‘llokdaun’. Disa herë, unë dhe ministri i Shëndetësisë dhe ministrat e tjerë themi se askush nuk dëshiron t’i mbyllë qytetarët, ekonominë, objektet. Por detyrë, kur shohim se numrat po rriten, është të paralajmërojmë se duhet të respektohen masat e mbrojtjes personale dhe mbrojtjes për të gjithë rreth nesh. Nuk është sjellje me përgjegjësi të prejudikoni kështu. Në fund, ka ekziston profesioni shëndetësor dhe i ekspertëve, edhe pse as ata nuk duan të propozojnë masa për mbyllje. Kjo nuk është në dobi të askujt të mbyllemi sërish në shtëpi, apo të mbyllen objektet ekonomike. Kjo mund të shmanget nëse respektohen masat”, tha kryeministri Zaev.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministrat e Qeverisë do të japin deklarata solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Debati rreth propozimit për zgjedhje të zëvendësministrave do të vazhdojë pas pauzës.

Kush janë propozimet për zëvendës ministra?

Bashkim Hasani është propozuar për zv/ministër i Mbrojtjes.

Nazim Bushi është propozuar për zv/ministër i Punëve të Brendshme.

Agim Nuhiu për zv/ministër i Drejtësisë

Ilhan Rahmani, zv/ministër i Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme

Dimitar Kovaçevski, zv/ministër për Financa

Zoran Manevski, zv/minisër i Ekonomisë

Trajan Dimkovski, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave

Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë

Arafat Shabani, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës

Enver Hyseini, zv/ministër i Punës dhe Politikës Sociale

Zoran Dimitrievski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Sedat Sulejmani, zv./ministër i Kulturës

Aleksandër Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Bekim Rexhepi, zv/ministër i Lidhjeve dhe Transportit

Hristina Oxhaklieska, zv/ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close