Policia e informoi prokurorinë për gjuhën e urrejtjes nga grupet e tifozëve

Sot, policia paraqiti një raport në Prokurorinë publike kompetente në lidhje me incidentet në të cilat grupe tifozësh ishin të përfshirë në qendër të Shkupit dhe në lagjen Gjorçe Petrov, njofton Portalb.mk.

Siç kanë informuar nga MPB, SPB Shkup gjatë ditëve të kaluara ka punuar intensivisht për të zbardhur dy ngjarjet në të cilat ishin të përfshirë grupe tifozësh dhe qytetarë të tjerë në Shkup, në zonën e NJPB Qendër dhe NJPB Gjorçe Petrov, më 13 dhe 19 Shtator.

“U ndërmorën masa dhe aktivitetet gjithëpërfshirëse me qëllim të zbardhjes së rasteve, përcaktimit të fakteve në lidhje me ngjarjet dhe identifikimit të personave të përfshirë në to, duke siguruar video, biseda me njerëz të përfshirë në ngjarje dhe më shumë. 16 persona u thirrën në stacionin policor dhe po merren masa shtesë në këtë drejtim. Me këtë rast, për të gjitha masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri më tani në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale, një njoftim për ngjarjen nga 19.09.2020 është dorëzuar në Prokurorinë themelore publike në Shkup, ndërsa për ngjarjen nga 13.09.2020 njoftimi do të dorëzohet gjatë ditës nesërme, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas përfundimit të masave dhe aktiviteteve në përputhje me urdhrat e marrë nga Prokuroria themelore publike në Shkup dhe pas kompletimit të dokumentacionit, njoftuan ata, do të paraqitet kërkesë e duhur në përputhje me Ligjin për procedurën penale.

Ministria e Brendshme u bën apel të gjitha grupeve të tifozëve dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i mesazheve që shkaktojnë dhe nxisin urrejtje ose dhunë në bazë të përkatësisë racore, kombëtare dhe fetare ose në bazë të karakteristikave të tjera, e cila është e ndëshkueshme sipas Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, si dhe në përputhje me Kodin penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button