Tetovë: Për 24 orë, 3 persona janë kafshuar nga qentë endacak, ja sa para ju ka borxh shteti

Tre raste të kafshimit nga qentë endacak kanë ndodhur për vetëm 24 orë në rajonin e pollogut, të kafshuarit nga këta qen janë të moshës 29,44 dhe 81 vjeç. Të njëjtit, kanë mundësinë që të kërkojnë dëmshpërblim nga komuna si dhe rastin ta dërgojnë deri në gjykatë, shkruan Portalb.mk.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informojnë se për vetëm 24 orë, 3 persona janë kafshuar nga qentë endacak, edhe atë në Tetovë, Belovishtë të Gostivarit si dhe në fshatin Bitushë e Rekës së Poshtme.

“Dje (21-shtator) në orën 10 e 40 minuta,  A.K. (29) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se ka qenë i sulmuar dhe kafshuar nga një qen i pastrehë, në rrugën 114 në Tetovë” thuhet në kumtesë  për personin e parë që ka denoncuar kafshimin nga qeni endacak.

“Dje (21 shtator) në ora 13 e 30 minuta, 44-vjeçari J.L. nga Belovishtë e Gostivarit, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13.00 vajza e saj e mitur, në hyrje të fshatit, ka qenë e sulmuar dhe kafshuar nga një qen i pastrehë” shkruan në kumtesën e SPB, Tetovë.

“Dje (21-shtator) në orën 08 e 30 minuta, D.O. (81) nga Shkupi në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 07.00, në fshatin Bitushë e Rekës së Poshtme,  ka qenë e sulmuar dhe kafshuar nga disa qenë të pastrehë” shkruan në kumtesën e SPB, Tetovë.

Kush duhet të ju paguaje në qoftë se ju kafshon qeni endacak?

Për kafshim nga qentë endacak, qytetarët fillimisht duhet të paraqesin rastin në polici dhe më pas në komunën, në territorin e të cilës janë kafshuar. Në qoftë se vjen rasti deri në gjykatë, praktika tregon se qytetari për dhimbjet fizike mund të marrë dëmshpërblim 35.000 denarë, për frikën 30.000 denarë, për dhimbjet shpirtërore 20.000 denarë dhe për shëmtim prej 5.000 denarë, apo kjo shumë gjithsej kap vlerën prej 90.000 denarë,

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button