Maqedonia e Veriut shënoi 22 shtatorin – Ditën pa automjete

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes, Maqedonia e Veriut shënoi 22 shtatori, Ditën pa automjete. Ministria e Ekologjisë njoftoi se, këtë vit, për shkak të situatës së pafavorshme epidemiologjike të shkaktuar nga KOVID-19, aktivitetet organizohen kryesisht përmes fushatave në internet, por për disa qytete të vendit nuk kishte asnjë pengesë për të organizuar aktivitete me prani fizike të qytetarëve, duke respektuar të gjitha protokollet e nevojshme shëndetësore. Qëllimi i këtyre aktiviteteve, siç thuhet në njoftim, është promovimi i hapave dhe masave që do të sigurojnë një mjedis neutral të karbonit (p.sh. kontinenti neutral i karbonit) si një qëllim afatgjatë i Javës Evropiane të Lëvizjes, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Ekologjisë  në rolin e koordinatorit kombëtar, shpreson që qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore do të iniciojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit, duke inkurajuar përdorimin më masiv të mjeteve alternative të transportit dhe ndarjen e praktikave më të mira për lëvizjen urbane nga qytetet.

“Këtë vit, disa qytete të Maqedonisë së Veriut, Shkupi, Manastiri, Prilepi, Velesi, Berova, Koçani, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, morën pjesë aktivisht në kremtimin e Javës Evropiane të Lëvizjes. Brenda kornizës së fushatës, u organizuan parada për biçikleta, promovimi i zonave për këmbësorë, shtigje të reja biçikletash, programe dhe projekte ekologjike, aplikacione mobile dhe të ngjashme. Aktivitetet dhe ngjarjet janë në frymën e temës së këtij viti të JEL, “Lëvizje për të gjithë pa emisione”, që thekson rëndësinë e aksesit në transportin pa emisione dhe e promovon rëndësinë e zgjedhjes së secilit individ, organizatave të shoqërisë civile ose kompanive, që me zgjedhje personale në mënyrën e transportit, të gjithë mund të kontribuojnë në ajër më të pastër në qytete, më pak bllokime trafiku dhe mënyrë më e shëndetshme, më e larmishme dhe në të njëjtën kohë më argëtuese e transportit”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Këtë vit, 2900 qytete nga 51 vende të Evropës dhe botës morën pjesë në Javën Evropiane të Lëvizjes me aktivitetet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button