Stojanov: Nuk ka disiplinë, është e mundur që të reduktohet orari i punës i lokaleve

Javën e kaluar, por edhe këtë javë, numrat tregojnë se Covid – 19 po përhapet, ndërsa kjo është arsye që të kthehen masat restriktive të lehta, thotë epidemiologu d-r Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup. Sipas evidencës, numri i rasteve të vdekjes është shumë shqetësues, ndërsa nuk bie as numri i rasteve të reja të infektuar, që flet për se përhapja e virusit nuk qetësohet, transmeton Portalb.mk.

“Situata është serioze. Ne jemi larg shpëtimit nga Covid – 19 dhe kjo ndodh sepse nuk i respektojmë masat. Për këtë, është e mundur që të vendosen masa restriktive të llojit kufizim i orarit të punës të lokaleve që tani punojnë deri në orën 12 përkatësisht deri në orën 1 pas mesnate. Më pas, ka gjasa që të ketë në transportin publik urban dhe ndërurban. Shkollat dhe çerdhet do të punojnë sepse aty pritet që të respektohen masat dhe protokollet. Ne gjysmë viti në mënyrë konstante kemi problem, deri më tani nuk kemi pasur asnjë ditën pa rast me covid dhe ditë pa rast të vdekjes”, tha d-r Stojanov.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje raportoi se 7 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 45 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 86 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.949, të shëruarve në 16.780, të vdekurve në 700, ndërkaq për momentin në vend ka 2.131 raste aktive,

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button