Qindra migrantë në Greqi të infektuar me koronavirusin e ri

Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri, tha të hënën Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi, transmeton REL.

Rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave.

Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 migrantë të largohen prej aty, derisa autoritetet ndërtuan me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm. Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie, raporton AFP.

U desh më shumë se një javë që shumica e azilkërkuesve të ri-strehohen në kampin e ri.

Që nga marsi, kufizimet e lëvizjes në kampin Moria ishin edhe më të rrepta për shkak të pandemisë së virusit koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button