Gjuha e urrejtjes fenomen shqetësuese, MPB premton zbardhje të incidentit “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”

Kanë vazhduar edhe sot reagimet në opinion pas incidentit që ndodhi disa ditë më parë në lagjen Gjorçe Petrov, ku “Komitët” ka provokuar duke brohoritur “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”. Komiteti i Helsinkit në një kumtesë të dërguar për media, tha se grupet e tifozëve duhet të ndalojnë që të jenë aktor i spektakleve që kanë për qëllim polarizimin e shoqërisë, shkruan Portalb.mk.

Më tej kanë shtuar se, edhe pse është reaguar shumë herë në të kaluarën në lidhje me këtë fenomen, situata ka mbet e njëjtë. Prandaj, sipas tyre luftën kundër këtij fenomeni duhet ta zhvillojnë institucionet dhe ta mbështesin të gjithë faktorët tjerë në shtet – partitë politike, sektori civil, sportistët, federatat etj.

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut
Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut

“Vlerësojmë se është koha për ballafaqim thelbësor me këtë problem, me çka përpos sanksionimit të ashpër të gjuhës dhe veprave të urrejtjes, do të zbatoheshin edhe masa të tjera të vendeve që tjera që kanë arritur zgjedhje pozitive në këtë fushë. Shumë grupe tifozësh huligan nëpër Evropë sot janë pjesë konstruktive e komunitetit, ndërsa dhunën dhe inatin e kanë zëvendësuar me aktivitete humanitare dhe mbështetje të kauzave pozitiv. Që të jetë e mundur ndryshimet si në këto shembuj, është shumë e rëndësishme që institucionet në mënyrë joselektive, të ashpër dhe të duhur të zbatojnë ligjin. E një rëndësie të njëjtë është edhe puna e drejtpërdrejt me pjesëtarët e grupeve të tifozëve, zgjidhja e konflikteve në mënyrë të qetë dhe pa dhunë dhe nxitja që të orientohet në drejtim konstruktiv”, thuhet në reagim.

Ndrëkohë, sociologu, Ali Pajaziti deklaroi për Portalb.mk, se gjuha e urrejtjes e përdorur nga ana e grupit të tifozëve, dëmton raportet ndërentike në vend si dhe shumë lehtë mund të eskalojë në dhunë fizike.

Ali Pajaziti

“Provokimet e tifozëve të Vardarit, të “Komitëve”, me theks të urrejtjes dhe agresivitetit organik ndaj një etniteti, gjuha ultranacionaliste, janë veprime që tendosin marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, që ngjallin frymën e paradovitshme kur kultivohej kjo frymë e kundër-kulturës në mënyrë të qëllimshme nga establishmenti VMRO. “(Anti)Kultura sportive” e huliganizmit është destruktive në shumë aspekte, gjeneron dhunë verbale e cila shumë lehtë mund të eskalojë në dhunë fizike, që mund të masovizohet, andaj organet kompetente duhet të ndërmarrin masat e duhura që sporti mos shndërrohet në fushë të urrejtjembjelljes, në “shkollë të fobive” ndaj  etnikume dhe komuniteteve të tjera”, deklaroi Pajaziti.

Sipas tij, situata është edhe më shqetësuese kur gjuha e urrejtjes përdoret nga ana e grupmoshave të reja, andaj ai porosit që të reagohet ndaj këtij fenomeni.

“Gjendja shfaqet më alarmante kur kemi parasysh se bëhet fjalë për popullatë juvenile (rinore) e cila nuk mendon me kokë të kthjellët, por më tepër me emocione dhe me kallëpe të formuara nga “agjentë” (faktorë) të jashtëm, historikë, për një kategori që s’mund ta kontrollojë vetveten dhe impulsivitetin negativ që mund të ketë pasqyrime tragjike. Parullat e shqiptuara janë tronditëse për çdo njeri normal, andaj s’duhet të mbyllen sytë para këtij fenomeni që po shkon duke u shpeshtuar”, tha Pajaziti.

Nga ana tjetër, MBP po vazhdon me procesin e zbardhjes së plotë të këtij incidenti. Nga kjo ministri deklaruan për Portalb.mk se akoma po vazhdon procesi i thirrjes së personave që kanë identifikuar në stacion policore dhe kur të përfundojë, do të dorëzojnë padi penale në Prokurorinë Publike.

Të shtunën  një grup i tifozëve ka provokuar nxitjen e një incidenti ndërmjet, duke brohoritur “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”. Ky ka qenë rasti i dytë brenda një jave që një grup i tifozëve maqedonas në qendër të qytetit të Shkupit brohoritnin thirrje të ngjashme.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) raportoi se ka arritur të identifikojë 16 persona të përfshirë në incidentin që ndodhi në Gjorçe Petrov.

Në lidhje me rastin e kaluar, Qeveria kishte premtuar se do të zbardhet rasti dhe për çdo gjë do të njoftohen qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button