fbpx

Gjykata Penale përmes një letre kërkon paraqitjen e Kiçeec në burg

Zoran Milevski Kiçeec, i cili ishte i dënuar në rastin “Reket”, që kur e pranoi fajin, shumë shpejt do të duhet të burgoset, për shkak se Gjykata Penale i ka dërguar letër ku kërkon paraqitjen e tij në burg për mbajtjen e dënimit trevjeçar, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Jo shumë vonë, Apeli e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë, gjë që e bën aktgjykimin të plotfuqishëm.

Megjithatë Milevski, ka mundësi ligjore që të kërkoje shtyrjen e dënimit me burg, për shkak të disa arsyeve siç është kujdesi për fëmijë, sëmundje etj.

Rasti “Reket”

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close