Afrikë, 129 viktima dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi  1.413.000 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.443 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.413.416 numrin e rasteve, ndërsa me 129 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 34.008.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 15.953 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.770 dhe në Algjeri 1.830 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 661.211 raste, Egjipti me 102.015 dhe Maroku me 101.743 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.158.805.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button