Është ekstraduar nga Gjermania i akuzuari i tretë për vrasjen e “komitit” Sazdovski, Jeton Luzha

Jeton Luzha, i akuzuari i tretë për vrasjen e tifozit të grupit “Komitëtë”, Nikolla Sazdovski – Sazdo, është ekstraduar nga Gjermania, njofton Portalb.mk.

Luzha u arratis në Gjermani, a MPB e ka gjetur dhe i ka njoftuar autoritetet e atjeshme se gjendet në Haburg. Policia gjermane kanë vepruar sipas fletë-arrestit ndërkombëtar. Procedura gjyqësore që udhëhiqej kundër Luzhës për vrasjen e Sazdos, u ndalua, a Prokuroria paralajmëroi vazhdim të saj pas ekstradimit në Maqedoninë e Veriut.

“Kundër të akuzuarit të tretë, për të cilin Prokuroria gjithashtu ka udhëhequr procedurë hetimore për veprën e njëjtë penale si bashkëkryerës bashkë me dy tanimë të akuzuar, sipas nenit 300 nga Ligji për Procedurë Penale, prokurori kompetent ka dhënë urdhër me të cilën e ka ndaluar procedurën hetimore. Në fakt, duke e pasur parasysh se i akuzuari ende nuk është i kapshëm për organet shtetërore, për këtë person është shpallur fletë-arrest i brendshëm dhe ndërkombëtar, e cila do të vazhdojë në momentin kur të jetë i kapshëm për organet e shtetit”, njoftoi Prokuroria para dy viteve, gjatë dorëzimit të akuzës.

Më 23 prill të vitit të kaluar, Gjykata Penale në Shkup i shpalli fajtorë për vdekjen e Sazdos, Besir Belën dhe Skender Demirin të cilët më 29 qershor të vitit 2018 e kanë rrahur 20-vjeçarin në stacionin e autobusëve në Autokomandë dhe u dënuan me nga 19 vjet burg.

“Gjatë sulmit Sazdovski ka përjetuar stres të rëndë psikologjik dhe trupor. Të njëjtët kanë qenë të vetëdijshëm për dhimbjen që ia kanë shkaktuar. Në të njëjtën kohë kanë vepruar 3 në 1. Është humbur një jetë e re, është marrë e drejta e jetës. Dëmshpërblimi për anëtarët e familjes është e pazëvendësueshme”, tha gjykatësja Daniela Aleksovska – Stojanovska.

Sipas akuzëz, Bela, Demiri dhe Luzha, më 29 qershor 2018 rreth orës 17 e 45 në bulevardin Aleksander Makedonski në vendbanimin Autokomandë, në stacionin e autobusëve para fabrikës Alkaloid, ia kanë kërkuar letërnjoftimin Sazdovskit.

Pasi Sazdovski e ka konfirmuar identitetin, të akuzuarit kanë filluar ta rrahin. Nga goditjet e forta Sazdovski i e ka humbur drejtpeshimin dhe ka rënë në trotuar, më pas, sërish e kanë goditur në kokë dhe nëpër trup. Nga goditjet Sazdovski ka marrë lëndime të rënda, ai u spitalizua dhe ra në komë.

Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Vrasja e të riut Sazdovski, ashtu siç u shkrua në media, është kryer si pasojë e gjuhës së urrejtjes, gjegjësisht tre të akuzuarit për vrasje dhe ai, me javë të tëra, paraprakisht janë përleshur verbalisht në internet në linjë etnike. Madje ashtu siç mund të shihet, profili në “Facebook” i të ndjerit Sazdovski ka qenë i mbushur me gjuhë të urrejtjes, ashtu sikur shumë profile tjera, jo vetëm të anëtarëve të tifo-grupeve, por edhe të personave të fushës së mediave, politikës, jetës publike etj.

Edhe pse gjuha e urrejtjes është vepër penale që dënohet me burg prej 1 deri më 5 vjet, praktika në Maqedoni tregon se askush deri më tani nuk është dënuar për një gjë të tillë. Mungesa e veprimit preventiv të autoriteteve ka krijuar hapësirë që lehtë të rinjtë të manipulohen dhe të nxiten, nga personat të cilët veprojnë për poentime politike, nëpërmjet organizatave të ndryshme, por edhe tifo-grupeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button