Indi, 8 të vdekur pas shembjes së një ndërtese

Së paku tetë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe u shemb sot herët në mëngjes në shtetin Maharashtra, Indi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pesë ekipe të NDRF po punojnë në operacionin e shpëtimit pas lajmit të shembjes së ndërtesës”, shkroi në Twitter Satya Pradhan, drejtori i përgjithshëm i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Shembja ndodhi në zonën Bhiwandi të rrethit Thane në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai.

Më shumë se 20 persona të cilët ishin bllokuar nën rrënoja u shpëtuan, duke përfshirë një fëmijë, raportuan mediat lokale.

NDRF, policia lokale dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Disa zona të Maharashtra kanë regjistruar shirat muson, por nuk është e qartë nëse shembja është shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button