Në Tetovë janë aksidentuar 3 vetura, ka të lënduar gjithsej 6 persona

Janë aksidentuar tre vetura, edhe atë “Opel Korsa” drejtuar nga personi B.S(21) nga Novo Sello, “Folsvagen Golf” drejtuar nga N.N(59) nga Pallatica dhe “Bmv” drejtuar nga personi M.D(38) nga Tetova, të gjithë me tabela të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej gjashtë persona janë lënduar, nga të cilët një vajzë ndodhet në gjëndje më të rëndë pas aksidentit me tre vetura I cili ndodhi në lagjen e Ilindenit dje rreth orës 19:00 në Tetovë.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një 16 vjeçare, bashkëudhatare në veturën Opel korsa. Ajo është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma e parë, ndërkaq nga lëndimet më serioze menjëherë është transferuarnë spitalin “Nënë Tereza” në Shkup. Lëndime trupore kanë edhe shoferi i “Opel korsa” dhe “Bmv” si dhe edhe gjithsej 3 bashkëudhëtar të këtyre veturave” informuan nga Sektori për punë të Brendshme, Tetovë.

Pas lajmërimit, rasti po hetohet nga Prokurori publik për të parë arsyet për të cilat ka ardhur deri te aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button