RMV: Sot do të vendoset për (mos) qëndrimin një ditor në çerdhe

Gjatë ditës së sotme do të bëhet e ditur se a do të jape sugjërim Komisioni për sëmundje ngjitëse, Qeverisë së RMV-së për leje të qëndrimit një ditor të fëmijeve për të cilët nuk ka kush të kujdeset pas përfundimit të orëve, trasnmeton Portalb.mk.

Vendimi, siç kumtoi dje drejtori i Qendrës për shëndet në Shkup, Viktor Isjanovski, do të mvaret nga situate epidemiologjike, nga të gjitha ndodhitë në lidhje me sëmundjen kovid-19 dhe nga kushtet dhe kriteriumet, të cilat do të duhet ti përmbushin për realizimin e qëndrimit njëditor.

Ai megjithatë, nuk e mohoi mundësinë për mbyllje përsëri të çerdheve, në qoftë se situate përkeqësohet.

Nga e mërkura, 23 shtator, në punë kthehen personat të cilët kanë shfrytëzuar pushimin e zgjatur të lindjes, përderisa grate shtatëzëna vazhdojnë të shfrytëzojnë masat, që dmth vazhdojnë të jenë të lira nga puna.

Në punë, nga e mërkura kthehen edhe të sëmurit kronik. Të përjashtuar nga kjo do të jenë vetëm personat te të cilët sëmundja është në një faze të përkeqësimit dhe ata me sëmundje maligne për të cilët do të jepet konfirmim nga mjeku specialist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button