“Marrëveshja e Prespës”, Tsipras-Mitsotakisit: Kërkoji falje grekëve

Ish kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka hedhur akuza të forta në adresë të pasardhësit të tij Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të tij në “Thessaloniki Helexpo Forum”.

“Kur e zgjidhëm problemin me fqinjët veriorë, zgjodhën ta ngrenë vendin në këmbë, ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi për besnikërinë ndaj Marrëveshjes së Prespës. E përshëndes ndryshimin e qëndrimit të Mitsotakis, por duhet t’i kërkojë falje grekëve”, tha lideri i SYRIZA-s, transmeton OraNews.

Sipas Tsipras, Mitsotakis duhet t’u kërkojë falje të gjithë grekëve “të cilët i mashtroi”, për faktin se vendosi partinë para vendit dhe nxitit te qytetarët përmes gënjeshtrave urrejtje dhe përçarje”.

Deklaratat e ish-kryeministrit grek vijnë në një moment kur të gjithë projektorët vendas dhe jo vetëm janë kthyer nga kriza me Turqinë në Mesdheun Lindor dhe marrëveshjes së mundshme me Shqipërinë sa i përket ujërave territorialë.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij të mbajtur në panel diskutimin e organizuar si tryezë e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe pjesëmarrës nga rajoni në temën “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohërat turbulente”, theksoi se  është e nevojshme të tejkalohen çështjet e hapura dhe me dialog e tolerancë të përmirësohet bashkëpunimi rajonal.

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 10 nëntor në samit në Sofje, kur duhet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale. Samiti në Sofje mbahet në suaza të Procesit të Berlinit, ndërsa me të kryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button