fbpx

U identifikuan 16-të persona për përdorim të gjuhës së urrejtjes dje në Shkup, raportoi MPB-ja

Suzana Praniç Talevska, zëdhënësja e Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se janë identifikuar 16 persona të përfshirë në incidentin që ndodhi në Gjorçe Petrov.

“Ministria e Punëve të Brendshme tashmë intensivisht po punon në koordinim me Prokurorinë për të zbardhur këto raste, bëhet fjalë për dy raste, pas çka do të parashtrohen padi penale. Po identifikohen pjesëmarrësit, po thirren në bisedë…konkretisht për rastin e djeshëm janë ndaluar, respektivisht janë thirrur, janë identifikuar 16 persona. MPB do të ketë 0 tolerancë për raste të këtilla. Intensivisht do të punohet derisa të sanksionohen”, tha Suzana Praniç Talevska, raporton Alsat.

Dje një grup i tifozëve ka provokuar nxitjen e një incidenti ndërmjet, duke brohoritur “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, kur një grup i tifozëve në qendër të qytetit të Shkupit brohoritnin thirrje të ngjashme.

Në lidhje me rastin e kaluar, Qeveria kishte premtuar se do të zbardhet rasti dhe për çdo gjë do të njoftohen qytetarët.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close