Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës u regjistruan më shumë pacientë të infektuar se të shëruar nga virusi korona

Pasqyra epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut tregon se në fillim të javës ishin të regjistruar 1,860 raste aktive, ndërsa sot kemi 2,076 raste aktive, transmeton Portalb.mk.

Prej të hënës më 14 shtator janë regjistruar 768 raste të reja pas realizimit të 7608 testimeve.

Në këtë periudhë numri i të shëruarave ka qenë më i vogël se i të infektuarve, ashtu që 609 pacientë kanë arritur të shërohen.

Betejën me virusin korona këtë javë e humbën gjithsej 41 pacientë.

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 16557 pacientë të infektuar, prej të cilëve 13,792 kanë arritur të shërohen, ndërsa 689 kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button