Dimitrov: Nuk do t’i besohej Goce Dellçevit në çfarë gjendje jemi

Nikolla Dimitrov, zv.kryeministri për çështje evropian në Maqedoninë e Veriut në intervistën për 360Shkallë ka vlerësuar se raportet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do ta bënin të lumtur Goce Dellçevin, figurën historike e cila tashmë është çështje debati ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se, Goce Dellçev nëse prej diku na shikon, kjo nuk do ta bënte shumë të lumtur. Sepse ai është një hero që i kushtoi jetën dhe e dha për këtë kauzë, që është shumë e rëndësishme për ata dhe neve, i cili ndër të tjera, për sa i përket asaj se si e krijoi politikën në lëvizjen revolucionare, atë duhet ta shohim përmes shkrimeve dhe krijimeve tjera”, deklaroi Dimitrov.

Ai theksoi se historia do të tregojë se çka do të bëjmë ne sot që do të ndikojë në të ardhmen.

“Për heronjtë nga e kaluara që janë të rëndësishëm edhe për Bullgarinë, mendoj se ne do të rritemi dhe do të jemi me vetëbesim më të madh si populli nëse mundemi çdonjëri nga ne, prej nxënësit, studentit, qytetarit, të mundemi gjitha tekstet origjinale të shkruara nga Goce Dellçevi t’i lexojmë me sy të hapur. Mendoj se kjo do të na bën më të fortë dhe të pjekur. Për këtë, shumë parulla nuk ndihmojnë”, deklaroi Dimitrov.

Ai thekson se Goce Dellçev është i lindur në Greqinë e sotme, por vlerëson se në veprat e tij kërkohet që vendimet të merren në Maqedoninë e atëhershme, larg ndikimeve të huaja.

“Ai ju bëri thirrje të gjithëve, pavarësisht përkatësisë etnike, luftoi kundër statusit të keq, luftoi për lëvizje revolucionare dhe të drejtë, vlerësoi se duhet vendimet të merren në Maqedoninë e atëhershme. Pra, nuk ka dashur përzierje nga anash, duke përfshirë edhe Sofjen, ka tendenca të tilla në veprat e tij. Mendoj se këtu duhet më shumë përqendrim, çfarë vepra na la dhe për çfarë më shumë e citojmë atë”, deklaroi Dimitrov, duke vlerësuar se me këtë debat atij nuk do ti besohej në çfarë gjendje jemi.

LEXO: Gjorgjiev: Qëndrimet e Sofjes shkatërrojnë përpjekjet për fqinjësi të mirë
LEXO: Bullgaria i vendosi Maqedonisë së Veriut kushte të reja për negociatat me BE-në
LEXO: Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button