Shkup, mbahet programi përmbyllës i projektit “Civilizimet dhe Ballkani”

Në Shkup u mbajt online programi përmbyllës i projektit “Civilizimet dhe Ballkani” i cili u realizua me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të programit përmbyllës të projektit “Civilizimet dhe Ballkani” i cili u organizua në internet me mbështetjen e YTB dhe i cili u zhvillua nga ana e Shoqatës për edukim dhe ide Fetah Efendi me qendër në Shkup morën pjesë kreu i çështjeve sociale dhe kulturore të YPB, Murat Kazancı, përgjegjësi i YTB për Maqedoninë e Veriut, Musa Akdeniz, kreu i Shoqatës për edukim dhe ide, Fetah Efendi, Sevba Abdula, përfaqësuesi i Fondacionit ‘Hayrat Balkan‘ Emre Aracı dhe studentët.

Në një fjalim, kreu i çështjeve sociale dhe kulturore të YPB, Kazancı bëri të ditur se kryetari i YTB, Abdullah Eren nuk ka mundur të marrë pjesë në programin përmbyllës por se ai i ka përcjellë përshëndetjet e tij për të gjithë pjesëmarrësit.

YTB është shumë e kënaqur që ka kryer një projekt të tillë bashkë me Shoqatën për edukim dhe ide Fetah Efendi, tha Kazancı, i cili shtoi se “Edhe projektet tona që ne ndërmarrim në shumë vende të ndryshme me organizata të shumta të shoqërisë civile, aktualisht po zhvillohen dhe po bëhen edhe më të bukur. Në këtë pikë, ky projekt i shoqatës për edukim dhe ide Fetah Efendi i ndërmarrë në kuadër të Shkollës rinore ballkanike ndryshon vërtetë nga projektet në shumë vende të ndryshme”.

Pasi tërhoqi vëmendjen se te shumë shoqëri në Ballkan janë të pranishme këto vlera, Kazancı tha se “Këto punime kulturore që reflektojnë këto vlera janë shumë të rëndësishme për ne. Nëse do ta themi shkurt, në të vërtetë qëllimi ynë më i rëndësishëm është formimi i burimit njerëzor cilësor. Në këto vende një prej qëllimeve tona më të rëndësishme është zhvillimi i kapitalit intelektual dhe bashkë me këtë formimi, sigurimi i ndarjes intelektuale në mesin e shoqërisë”.

Kreu i Shoqatës për edukim dhe ide Fetah Efendi, Sevba Abdula tha se pas hapjes së projektit “Civilizimet dhe Ballkani” bota ka kaluar plotësisht në një fazë tjetër dhe se bashkë me koronavirusin e ri (COVID-19) punimet janë transferuar në platformat online.

Abdula njoftoi se projektin e kanë zhvilluar mbi 3 parime themelore. “Ne organizuam seminare. Mësuesit tanë të rëndësishëm dhanë mësime online në kuadër të teorisë së civilizimit. Në këtë mënyrë përparuam edhe në turqisht edhe në shqip ‘veprën e shenjtë‘ që është një prej klasikeve më të rëndësishme të historisë tonë të civilizimit. Përveç kësaj së fundmi do të realizojmë punimet e studentëve. Ne patëm një shpërblim udhëtimi për të gjithë ata që e plotësuan këtë”, shtoi Abdula.

Përfaqësuesi i Fondacionit “Hayrat Balkan”, Emre Aracı tha se kanë një kënaqësi të madhe që ndodhen në një program të tillë të bukur dhe që kanë shërbyer në këtë mënyrë për civilizimin, historinë e Shkupit dhe të gjithë Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit.

Studentët pjesëmarrës në projekt prezantuan punimet e tyre në turqisht dhe shqip. Pas vlerësimit të librit, nxënësve iu dha një certifikatë pjesëmarrjeje.

Programi u publikua edhe drejtpërdrejt në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button