Bayern Mynih i shënon 8 gola Schalkes në hapje të Bundesligës

Hat trick-u i Serge Gnabry ndihmoi Bayern Mynihun në fitoren e thellë ndaj Schalke 04 me rezultatin 8:0 të premten në ndeshjen e hapjes së sezonit të Bundesligës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bayern Mynih mbylli pjesën e parë me tre golat e Serge Gnabry dhe Leon Goretzka në Allianz Arena.

Robert Lewandowski gjithashtu shënoi një gol nga penaltia në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë golashënues ishin Serge Gnabry (2), Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala, duke vulosur një fitore të thellë për Bayernin.

Ndërkohë, Musiala, 17-vjeç, u bë golashënuesi më i ri i Bayernit ndonjëherë në Bundesligë ndërsa Gnabry shënoi ‘hat-trick’-un e tij të parë në Bundesligë.

Kjo ndeshje u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

– Orari i ndeshjeve:

 

– E shtunë

Union Berlin – Augsburg

Këln – Hoffenheim

Werder Bremen – Hertha Berlin

Stuttgart – Freiburg

Borussia Dortmund – Monchengladbach

– E diel

RB Leipzig – Mainz 05

Wolfsburg – Bayer Leverkusen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button