Rusi, 144 viktima dhe mbi 6.000 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.097.251 ndërsa bilanci i viktimave në 19.339, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 6.065 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.097.251 ndërsa me 144 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.339.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 906.462 me 5.255 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0.5 për qind dhe tek 24.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 825 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 275.633 ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.044.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 42.4 milionë.

– Rifillojnë udhëtimet e avionëve me disa vende

Duke nisur nga 21 shtatori, Rusia do të rifillojë në mënyrë të ndërsjellë udhëtimet ndërkombëtare me avion me Kazakistanin, Kirgistanin dhe Bjellorusinë ndërsa nga 27 shtatori me Korenë e Jugut.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button