fbpx

Trump: Deri në prill do të kemi mjaftueshëm vaksina për çdo amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se pret që vendi deri në prill të ketë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit (COVID-19) për çdo amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se ata po bëjnë përparim të shpejtë në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

“Vaksina e aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të jetë e gatshme për shpërndarje brenda 24 orësh. Ushtria jonë do të shpërndajë një numër të madh vaksinash ku është e nevojshme. Para fundit të këtij viti, ne do të kemi të paktën 100 milionë doza të vaksinës, mbase më shumë. Çdo muaj do të prodhohen 100 milionë doza dhe ne presim që të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan deri në prill”, tha Trump.

Ai theksoi se do të mposhtë COVID-19 me mbështetjen logjistike të ushtrisë në një periudhë të shkurtër kohore.

“Ne do të bëjmë një punë shumë të mirë me ushtrinë tonë në luftën kundër COVID-19, ashtu siç mposhtëm DEASH-in”, tha Trump.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close