Platforma e parë kombëtare për mësim onlajn, rregulla të reja për mësim gjatë Kovid krizës

Platforma e parë kombëtare onlajn përmes së cilës  në shtet nga 1 tetori do të zhvillohet viti i ri  shkollor, dje ishte prezantuar para opinionit. Vijon periudha për përshtatje të kuadrit mësimor, nxënësve dhe prindërve. Mjeti i ri sipas kompetentëve, duhet të jetë resurs i rëndësishëm edhe pas tejkalimit të krizës së koronavirusit.

Platforma, sipas kompetentëve, është e thjeshtë për shfrytëzim dhe ofron mësim në pesë gjuhë. Nxënësi përmes  kompjuterit ose telefonit do të mund të shikojë klasën dhe mësuesin dhe do mund të përdorë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të bëjë detyra shtëpie, dhe mësimi nuk do të jetë i mërzitshëm dhe do të ketë kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera inovative.

“Pandemia imponoi nevojën për të parë pse na duhet një sistem arsimor në gjendje të mirë dhe se duhet të punojmë me zell për digjitalizimin, reformimin dhe përmirësimin e tij. Për herë të parë, kemi krijuar një platformë unike kombëtare për mësimin në internet, të cilën e kemi krijuar ekskluzivisht me burime të brendshme dhe ekspertë. Kjo na inkurajon dhe jep shtysë për përmirësimin dhe përshtatjen e saj me nevojat e secilit nxënës në vendin tonë”, tha në prezantimin  kryeministri Zoran Zaev.

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës platforma është hapi i parë drejt modernizimit të arsimit. Një mjet i ri, i cili jam e bindur se do të jetë një burim i rëndësishëm edhe pas tejkalimit të krizës së koronavirusit, transmeton MIA.

“Periudha që vijon nuk do të jetë e lehtë për mësuesit, prindërit ose nxënësit. Ndryshimet janë gjithmonë të vështira dhe rregullimi kërkon sakrificë të madhe nga të gjithë ne”, tha Carovska.

Ende nuk është definuar se si do të zhvillohet  mësim tërëditor për nxënësit e klasave të ulëta të cilët do të shkojnë në shkollë. Për mësim tërëditor bëhen diskutime edhe me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për shkak të mundësisë që fëmijët të kenë mbrojtje  pas përfundimit të orëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pardje thekoi se nëse pasqyra epidemiologjike është e mirë dhe e qëndrueshme, një grup tjetër i fëmijëve do të lejohet të shkojnë në shkolla me prani fizike në fillim të nëntorit.

“Nga 1 tetori, me praninë fizike do të mund të shkojnë edhe klasat tjera vetëm në situatë kur numri i përgjithshëm i fëmijëve nëpër klasa ose numri i klasave në shkollë është aq i vogël sa që epidemiologët e konsiderojnë rrezikun të jetë i vogël, pra i njëjtë ose më i ulët”, tha Filipçe gjatë pjesëmarrjes në emision e pardjeshëm  në televizionin Alsat M.

Njëri është rreziku, theksoi ai, të kemi qindra fëmijë nga klasa e parë deri në të tretën me prani fizike në shkolla, por, siç theksoi ai, rreziku do të jetë më shumë se dyfish për të vendosur kaq shumë fëmijë nga klasa e katërt, e pestë dhe e gjashtë në fillim të tetorit sepse janë në kontakt me të njëjtët mësues.

Dje u regjistruan tetë persona të vdekur nga Kovid-19, gjithsej 144 të saposëmurë prej 1545 testimeve dhe 97 pacientë të shëruar.

Nga 144 rastet e reja në Shkup janë 27, Kumanovë 11, Dibër 3, Shtip 5, Prilep 13, Tetovë 13, Veles 4, Manastir 5, Ohër 2, Kavadar 1, Gostivar 8, Gjevgjeli 2, Strumicë 15, Kriva Palankë 1, Radovish 8, Krushevë 2, Koçanë 13, Makedonski Brod 1, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 3, Kërçovë 2, Resnjë 2.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.417, numri i pacientëve të rikuperuar është 13.732, numri i vdekjeve është 683, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.002.

Nga rastet aktive 567 janë në Shkup, Kumanovë – 192, Prilep – 123, Tetovë – 144, Gostivar – 101, Strumicë – 90, Koçan – 85, Dellçevë – 73, Shtip – 74, Strugë – 64, Manastir – 58, Gjevgjeli – 57 (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 14 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj). Në qytetet tjera ka nën 50 të infektuar.

Më së shumti raste aktive në Shkup ka në Aerodrom – 84, Qendër – 76, Gazi Babë  dhe Karposh nga 73, Çair – 57, Kisella Vodë – 55, Butel 32, Gjorçe Petrov – 28, Shuto Orizare – 15, Saraj – 18, Ilinden -14. Në komunat tjera të Shkupit ka më pak se 10 të infektuar.

Për mosmbajtje të mbrojtjes në fytyrë në 24 orëshin e ditës paraprake ishin regjistruar 533 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët t’i respektojnë  masat dhe protokollet e sjellura nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button