Palestina sot regjistroi 692 raste të reja dhe 9 vdekje me COVID-19

Palestina regjistroi sot 692 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 9 raste të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se virusi shkaktoi vdekjen e shtatë personave në Bregun Perëndimor të okupuar dhe nga një në Rripin e Gazës dhe Kudsin Lindor.

Numri i të vdekurve në vend u rrit në 286, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi 44 mijë, duke përfshirë rreth 31 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button