MPB-ja përjashtoi nga puna këshilltarin e ish-ministrit që e sulmoi shefin e policisë në Tetovë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka përjashtuar nga puna Zoran Gjorgjievskin, këshilltarin e ish-ministrit të punëve të brendshme Naqe Çulev, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja vlerësoi se ky vendim erdhi si rezultat i sjelljes së tij joprofesionale dhe joetike.

“Vendimi është miratura në bazë të nenit 208, pargrafi 1, pika 4, 10, 14 dhe 20 nga Marrëveshja kolektive në MPB, dhe në lidhje me nenin 187, paragrafi 1, pika 4, 10, 14 dhe 20 nga Ligji për punë të brendshme”, kështu MPB-ja e  arsyetoi largimin e tij nga vendi i punës si këshilltar shtetëror për punë policore dhe kriminalistike në Kabinetin e ministrit pranë MPB-së.

Atij në fund të muajit korrik, me propozim të Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, iu shqiptua vendimi për suspendim nga vendi i punës.

“Me iniciativë të sektorit të njëjtë, u zbatua procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore, me ç’rast nga ana e komisionit disiplinor deri te ministri i Punëve të Brendshme u parashtrua propozim për miratimin e vendimit për shqiptimin e masës më të ashpër disiplinore. Propozimi u pranua nga ana e ministrit Çulev dhe për personin e lartëpërmendur u konfirmua masa e propozuar disiplinore”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të ministrit Çulev.

Zoran Gjorgjevski-Çikash kishte sulmuar shefin e Njësisë për siguri në trafik në Tetovë ditën e zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik. Shefi i trafikut në Tetovë, Zoran Talev, raportohet se ishte në terren për të ndjekur një aksident që kishte ndodhur më herët.

Në lidhje me rastin, në rrjetet social kishte qarkulluar video nga përleshja, e cila u ndërpre nga të pranishmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button