Supremja miratoi vendim: Gordana Jankulloska shkon në burg

Nëpërmjet kumtesës, Gjykata Supreme sot informoi se janë refuzuar ankesat e dorëzuara nga ana e palëve të dënuara në lëndën “Tanku” – Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski dhe e konfirmon aktgjykimin e plotfuqishëm për lëndën, e cila është miratuar nga ana e Gjykata e Apelit, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, Jankulloska duhet që së shpejti të shkojë në burg për mbajtjen e dënimit.

Ndryshe, në rastin “Tanku” është dënuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burgim dhe për këtë ai është arratisur në Hungari dhe ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski më katër vjet e gjashtë muaj burgim (pasi Gjykata ia uli dënimin pas ankesës së tij).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button