SEEDig publikoi rekomandime për aplikacionet celulare në lidhje me luftën kundër Kovid-19

Rrjeti ndërkombëtar “SEEDig” kushtuar dialogut për qeverisjen e internetit në Evropën Juglindore (SEEDIG – South Eastern European Dialogue on Internet Governance) publikoi rekomandime për qeveritë, autoritetet shëndetësore dhe komunitetin e TI-së se si t’i qasen dizajnit dhe përdorimit të aplikacioneve të ndjekjen e përhapjes së Kovid-19, duke marrë parasysh respektimin e të drejtave të njeriut të përdoruesve të aplikacioneve.

Ndjekja përmes pajisjeve celulare po dëshmohet si mjeti më i popullarizuar i përdorur nga qeveritë gjatë pandemisë së Kovid-19 për ta ndjekur dhe kontrolluar përhapjen e virusit. Përderisa disa prej aplikacioneve janë të dizajnuara për t’i ndjekur kontaktet e njerëzve të infektuar dhe për t’i njoftuar njerëzit nga kategoritë e rrezikut, disa të tjera kanë si fokus kryesor ndjekjen e respektimit të masave të vetë-izolimit. Edhe pse tendenca për t’i përdorur aplikacionet celulare po rritet, për momentin nuk ka statistika zyrtare që do të konfirmonin efikasitetin e tyre.

Rekomandimet e SEEDig ofrojnë një pasqyrë në çështjet kryesore që lidhen me të drejtat e njeriut siç janë e drejta për privatësi, të drejtat e pacientit dhe mbrojtja e të dhënave personale.

Në masë të madhe, rekomandimet janë identike me udhëzimet të cilat i publikoi Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në prill të vitit 2020, pak para lëshimit në përdorim të aplikacionit StopKorona, dhe që i referohen transparencës së qeverisë, autoriteteve shëndetësore dhe sektorit të TI-së gjatë mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave të qytetarëve.

Në ato udhëzime, Metamorfozis potencoi se në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e duke e ndjekur parimin e transparencës në përpunimin e të dhënave personale, kur të dhënat personale mblidhen nga qytetarët, kontrolluesi (Ministria e Shëndetësisë) në momentin e mbledhjes së të dhënave personale, i siguron informacionet e mëposhtme: identitetin dhe të dhë nat e kontaktit të kontrolluesit, të dhënat e kontaktit të zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale, qëllimet e përpunimit për të cilat janë të dedikuara të dhënat personale, interesat legjitime që i ushtron kontrolluesi ose pala e tretë, përdoruesit ose kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale, nëse ka të tillë, informacion nëse kontrollori ka për qëllim t’i transferojë të dhënat personale në një vend të tretë ose organizatë ndërkombëtare, periudhën kohore për të cilën do të ruhen të dhënat personale, ekzistimin e të drejtës për të kërkuar nga kontrolluesi, qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave personale, ekzistimin e të drejtës për tërheqjen e pëlqimit në çdo kohë, të drejtën për të paraqitur kërkesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, informacione nëse kontrolluesi ka për qëllim t’i përpunojë edhe më tej të dhënat personale për ndonjë qëllim tjetër përveç atij për të cilin janë mbledhur të dhënat personale.

Aplikacioni “StopKorona!”, i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i inkorporoi këto rekomandime duke e publikuar politikën përkatëse të privatësisë.

Metamorfozis në vazhdimësi angazhohet për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet dhe për përdorimin adekuat dhe të drejtë të teknologjive të reja. Aktualisht, përmes zbatimit të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, Metamorfozis është e përkushtuar për të rritur pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor, që do ta përmirësojë shfrytëzimin e potencialit të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK), në mënyrë që të përmirësohet cilësia e e-shërbimeve të tyre për qytetarët, si dhe të rritet hapja e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button