fbpx

Bytyqi – Bërns: SHBA-ja është partner strategjik i RMV-së, vazhdon bashkëpunimi për zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët

Zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ekselenca e saj Kejt Mari Bërns, e cila ishte e shoqëruar nga përfaqësuesi i Zyrës së USAID, Erik Janovski.

Ambasadorja Bërnz i përshëndeti zgjedhjet e zbatuara demokratike dhe formimin e Qeverisë dhe njëkohësisht dërgoi urime deri te zëvendëskryeministri Bytyqi për emërimin në funksionin e ri.

Zëvendëskryeministri Bytyqi u falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it,  i cili realizon projekte për mbështetjen e shoqërisë sonë prej vitit 1993, gjatë së cilës shtoi se ndihma nga USAID-i është e mirëseardhur për realizimin e politikave të parapara parësore, që do të thonë rritje dhe zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, zero tolerancë për korrupsion, si dhe të drejta dhe mundësi për të gjithë.

“Gjatë bisedimit për prioritetet dhe fokusin e punës në këtë mandat, zëvendëskryeministri foli për Platformën për zhvillim ekonomik, në të cilën marrin pjesë të gjithë aktorët në jetën ekonomike, si një prej veglave që do të përdoret për zgjerimin e bashkëpunimit, hapjen e dialogut dhe rritjen e besimit mes shtetit, biznesin dhe qytetarët nga njëra anë, ndërsa do të shërbejë si platformë për luftë me ekonominë gri, burokracinë e panevojshme dhe korrupsionin në të gjitha nivelet në shtet. Në mënyrë shtesë, ai theksoi se së bashku me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Ljupço Nikollovski, fillon me krijimin e zgjidhjeve sistematike për tejkalim të këtyre dukurive deviante, të cilat në masë të madhe dëmtojnë sistemin dhe parandalojnë normë më të madhe të rritjes”, thonë nga Kabineti i Bytyqit.

Ambasadorja Bërns dhe përfaqësuesi i USAID-it Janovski, shprehën gatishmëri për t’u mbështetur reformat kyçe të cilat do ti zbatojë Qeveria, duke potencuar se tani, si anëtare e NATO-s, bashkëpunimi mes dy vendeve do të përforcohet në mënyrë shtesë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadorja Bërns ranë dakord me angazhim të përbashkët dhe komunikim të mëtejshëm të punojnë me përkushtim në avancimin e bashkëpunimit reciprok ekonomik,  që do të pasojë me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por para së gjithash për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close