Dita Botërore për Siguri të Pacientëve: “Punonjës të sigurt shëndetësorë, pacientë të sigurt”

Nën moton “Punonjës të sigurt shëndetësor, pacientë të sigurt”, sivjet po shënohet 17 Shtatori – Dita Botërore për Sigurinë e Pacientëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë sivjet theksin e vendos edhe në sigurinë e punonjësve shëndetësorë, të cilët janë në linjat e para të luftës në përballjen me virusin Kovid-19, si një ndër sfidat më të mëdha botërore me të cilat po përballet bota.

Mbrojtja dhe siguria e personelit, theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, është prioritet kryesor duke pasur parasysh se me mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë mbrohen edhe pacientët të cilët janë në kontakt me ta.

“Të gjitha institucionet shëndetësore në shtet disponojnë me pajisje mbrojtëse përkatëse për personelin dhe mjete për dezinfektim, ndërsa njëherësh Ministria disponon me rezerva të mjaftueshme të sasive të cilat dërgohen deri te institucionet konform kërkesave dhe nevojave të tyre. Në mënyrë shtesë pajisjet që i ka Ministria e Shëndetësisë, janë marrë donacione në pajisje mbrojtëse në sasi të mëdha – më shumë se një milion copë pajisje mbrojtëse të llojeve të ndryshme”, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Krahas sigurisë së personelit mjekësor, theksohet, Ministria e Shëndetësisë është përkushtuar edhe në stimulimin dhe motivimin e kuadrit, si dhe avancim të statusit të punonjësve shëndetësorë.

“Shëndetësia dhe punonjësit shëndetësorë janë shtylla kryesore në luftën me virusin Kovid-19, dhe pikërisht sepse në vazhdimësi bëjmë apel maksimalisht të respektohen masat për mbrojtje”, theksohet mes tjerash në kumtesën e MSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button