Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet sot do të protestojnë

Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet për sot paralajmëruan për shkak të vendimit që t’u ndërpritet pushimi i lindjes dhe të kthehen në punë në vendet e tyre të punës.

Njëherësh, në pajtim me vendimin qeveritar duhet të kthehen në punë më 23 shtator. Ato kërkojnë t’u vazhdohet pushimi i lindjes deri në fund të vitit, sepse fëmijët nuk i kanë të regjistruar në kopsht për shkak të se nuk ka pasur vende të lira, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se ata duhet të kthehen në vendet e punës, dhe se me siguri do të jetojmë me virusin edhe në tërë vitin e ardhshëm 2021.

“Ne do të jetojmë me virusin me siguri edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm 2021. Duhet të mësohemi që t’i respektojmë masat parandaluese, protokollet të cilat janë të pranishme për absolutisht të gjitha operatorët ekonomikë, objekte hotelierike, kompani, fabrika, shkolla, kopshte, etj. Thjeshtë kjo do të jetë jeta jonë”, tha Filipçe.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e katërt vendosi që prindërit që e kanë kryer pushimin e lehonisë dhe të sëmurët kronik, do të kthehen në punë prej 23 shtatorit. Qeveria sqaroi se në vendin punës do të rikthehen edhe prindërit e fëmijëve të tjerë që kanë qenë të liruar nga puna gjatë kohës së pandemisë, si masë kundër përhapjes së virusit korona.

Ndaj këtij vendimi, reagoi edhe shoqata e nënave të vetme “Njëra mundet!” ditë më parë. “Si mendoni që fëmijët të rrinë vet në shtëpi nga 23 shtatori deri më 1 tetor? Si mendoni të zhvillohet dita e punës për prind të vetëm, i cili duhet ta dërgoj në shkollë në orën 8:30 dhe ta marrë të 10:30 ta çoj në shtëpi të rrinë vet deri në orën 16? Si mendoni se duhet të kthehen në punë prindërit e vetëm kur nuk ua kanë pranuar në çerdhe deri në 5 vjeç?”, thuhet në reagim.

Më tej ata kanë shtuar se, duhet të ketë masë me më shumë komponenta e cila do të mund të individualizohet sipas nevojave që çdo familje me një prind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button