RMV, Një seri aktivitetesh dhe premtimesh për të rinjtë nga qeveria në katër vitet e ardhshme (infograf)

“Jemi të bindur se shkalla e papunësisë së të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç do të ulet ndjeshëm, në nivel nën 17 % deri në 2024,” thuhet në programin “Mundemi” të LSDM-së që partia e ofroi para zgjedhjeve parlamentare në korrik të këtij viti. Në programin që do duhet të realizohet në katër vitet e ardhshme, mund të lexohen një sërë premtimesh dhe aktivitetesh të planifikuara, të cilave “Meta.mk” u bëri një analizë dhe fokusin e vendosi te të rinjtë.

Në një nga segmentet më të rëndësishme – arsimin, LSDM është e orientuar në disa prioritete. Ata paralajmërojnë se për tre muaj do të përfundojnë analizën e rezultateve të testit PISA dhe duke angazhuar ekspertë të huaj që do të bashkëpunojnë me edukatorët nga Maqedonia dhe do të përgatitet “Plani menjëherë” për reforma të mirëfillta dhe të shpejta në arsim. Qëllimi i tyre është të rriten arritjet mesatare të nxënësve nga Maqedonia në PISA 2021 për minimum 10 pikë krahasuar me testin 2018.

Gjithashtu  është planifikuar të bëhet lidhja e të gjitha shkollave ​​fillore me internet me ultra shpejtësi të lartë, klasa interaktive, digjitalizim dhe transformim të kurrikulës. Do të fillojë aplikimi i një vakti të detyrueshëm të shëndetshëm me fruta dhe perime në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Koalicioni premton se do të krijojnë sistem me të cilin më lehtë do të ndalin në vend studentët më të mirë të diplomuar, për të punuar në veprimtari kërkime dhe arsim të lartë në universitete dhe institucione kërkimore përmes procedurave më të shpejta për miratimin e punësimit (pas pensionimit) dhe bursave për studimet e tyre të doktoraturës. Në të njëjtën kohë, do të vendosen mekanizma për të mundësuar konkurrencë dhe vlerësim në arsimin e lartë në përputhje me kriteret e listës së Shangait dhe renditje të universiteteve në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit të lartë.

Në periudhën e ardhshme, LSDM është zotuar të miratojë një Ligj mbi Garancinë për rininë, me çka do të institucionalizohet kjo formë e mbështetjes për të rinjtë deri në punësim. Për të parandaluar rrjedhjen e trurit, do të krijohet një #FondPërTruTëRi. LSDM premton se brenda 3-6 muaj do të miratojë modelin e ri për mbështetje financiare në disa segmente të zhvillimit të potencialit kritik dhe krijues tek fëmijët dhe të rinjtë.

“Brenda kësaj iniciative, do të parashikohet një program i veçantë për përfshirjen e të rinjve që janë larguar nga Maqedonia e Veriut e të cilët kanë arritur rezultate në angazhimin e tyre në shkencë, biznes dhe fusha të tjera. Ata do të angazhohen si mentorë në mënyrë që të transferojnë njohuritë dhe përvojat e fituara tek fëmijët dhe të rinjtë në vend”, thuhet në program.

Përveç arsimit, partia në pushtet i është përkushtuar edhe për digjitalizim dhe IT inovacione. Në ish “Fshatin e Maqedonisë” (i cili tani është në pronësi të shtetit), do të formojnë “Start-ap Fshat ” (“Start-up Village”) i cili do të ofrojë, për të rinjtë, hapësirë ​​fizike për të jetuar dhe punuar me biznes të filluar ose në përgatitje. Hapësira në Start-ap fshatin mund të përdoret nga start-ap kompani nga rajoni, pjesëmarrësit në përshpejtuesin rajonal të biznesit, si dhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë shkuar jashtë vendit dhe do të vendosin ta transferojnë atë dhe/ose të fillojnë biznesin e tyre në vend.

Nga ana tjetër, në shëndetësi, mjekët e rinj do të stimulohen të punojnë në zonat rurale, në mënyrë që të jepen grante për ata mjekë të rinj që duan të hapin ordinanca në zona rurale. Në program theksohet se do të nënshkruhet marrëveshje strategjike me Spitalin Universitar të Frankfurtit për arsimimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj mbi baza rotacioni.

Ndër iniciativat e reja, përmendet Prespa – simbol i së ardhmes. Koalicioni do të nisë iniciativën për një Qendër rajonale për dialog – Prespa, forum në kuadër të të cilit do të mbështetet procesi i krijimit të zyrave për bashkëpunimin e të rinjve MK-GR, si dhe të gjitha aktivitetet dhe projektet e zyrave që do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave dhe lidhjen e të rinjve. nga të dy vendet.

Social-demokratët marrin obligimin të prezantojnë një çmim vjetor për idenë/projektin më të mirë që zhvillon dhe promovon konceptin e “Një shoqëri për të gjithë”. Ai do të dedikohet për të rinj deri në moshën 30 vjeç dhe do të stimulojë punën dhe kreativitetin e përbashkët. Gjithashtu, vendi ynë çdo vit do të ftojë udhëheqësit rajonalë më 17 qershor për t’iu drejtuar të rinjve të rajonit pikërisht nga Prespa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button