fbpx

Sllovenia regjistroi numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Sllovenia konfirmoi të mërkurën 123 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,123 mostrave, transmeton REL.

Sipas autoriteteve, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore, që nga fillimi i epidemisë në këtë vend, në mes të marsit.

“Pamja epidemiologjike është shqetësuese”, tha zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin.

“Të dhënat e sotme pasqyrojnë modelet matematikore, që parashikuan rritjen e infeksioneve”, tha Kacin, duke shtuar se spitalet po përgatiten për rritje të numrit të pacientëve të sëmurë më rëndë.

Qeveria njoftoi se do të paraqesë masa të reja kufizuese të enjten.

Më 15 maj, Sllovenia ka shpallur fundin e epidemisë së koronavirusit, pas regjistrimit të më pak se shtatë rasteve të reja në ditë, në dy javët paraprake.

Ky vend, me dy milionë banorë, ka regjistruar më pak se 4,000 të infektuar në total dhe 135 viktima.

Numri i rasteve të reja me koronavirus është në rritje gjetkë në Evropë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close