Rama takoi në Athinë kryeministrin e Greqisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Athinë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu Agency(AA).

Takimi është konfirmuar nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, i cili shkruan: “Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij”.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se negociatat zyrtare mes Greqisë dhe Shqipërisë që filluan në vitin 2018 për kufizimin e zonave detare janë ndërprerë dhe ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes vendeve.

Kryeministri i Shqipërisë do të marrë pjesë më 16 shtator në konferencën që mbahet në Athinë me fokus të ardhmen e Bashkimit Evropian, emigracionin, menaxhimin e situatës nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe çështje të tjera, organizuar nga revista “The Economist” në bashkëpunim me Qeverinë e Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button