“Sasa” për ndotjen e lumit të Kamenicës do të marrë gjobë prej maksimum 100.000 euro

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor ka propozuar gjobë prej maksimum 100.000 euro për minierën Sasa, mbeturinat e së cilës shkaktuan dje një katastrofë mjedisore në lumin e Kamenicës në Makedonska Kamenicë. Shumën e saktë të gjobës, sipas procedurës së parashikuar nga Ligji për mjedisin jetësor, do ta përcaktojë komisioni i Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në një procedurë për marrëveshje. Menaxhmenti i minierës gjithashtu është ngarkuar të ndërmerr masa mbrojtëse të cilat janë shënuar në procesverbalin e përgatitur nga kontrolli i inspektues në terren, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Sipas raportit të inspektimit, mbeturinat nga miniera “Sasa” në Lumin e Kamenicës janë derdhur dje herët në mëngjes, rreth një orë e gjysmë para se të vërehen. Vlerësohet se bëhet fjalë për rreth 3.000 metra kub rërë të mbeturinave nga pellgu i katërt i mbetjeve, kurse dhe shkaku i aksidentit ka qenë filtrimi i kontaktit në bllokun e djathtë.

“Ky material i holluar me ujë nga lumi i Kamenicës ka shkaktuar në përmbytjen e hidrocentralit të vogël dhe shtratit të lumit, me ç’rast e ka ndotur atë me material mbeturinash nga mbeturinat që ishte ndërtuar me rërë të hidrocikloneve me argjinaturë të lagur. Inspektori i ekonomisë së ujit ka përgatitur një procesverbal për fillimin e një procedure të marrëveshjes, ndërsa kompania duhet të veprojë në përputhje me masat e propozuara të mbrojtjes së përcaktuara në procesverbal për konkluzion dhe Vendimin në procedurë inspektimi”, thuhet në raportin e Inspektoratit Shtetëror, pas kontrollit të jashtëzakonshëm.

Menaxhmenti i minierës, informojnë nga Inspektorati, e ka pranuar dhe nënshkruar raportin, që do të thotë se procedura vazhdon përpara Komisionit për marrëveshje në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, i cili do të marrë një vendim përfundimtar për lartësinë e gjobës.

Kompania, informoi dje përmes një deklaratë se, sipas të dhënave fillestare nga hetimi i tyre, rrjedhja nuk kishte shkaktuar ndonjë rrezik për mjedisin jetësor.

“Një defekt në argjinaturën e mbetjeve shkaktoi rrjedhje afatshkurtër të mbetjeve në rrjedhën lokale të lumit. Menjëherë pas defektit, rrjedhja është ndalur dhe gjendja është normalizuar. Profesorë nga Fakulteti i Minierave në Shtip dhe Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit në Shkup, së bashku me ekipet e ekspertëve të ndërmarrjes, filluan hetim të hollësishëm për të përcaktuar shkaqet e incidentit. Rezultatet fillestare të hetimit treguan se defekti nuk përbën kërcënim për shëndetin dhe sigurinë e stafit të minierës dhe banorëve në afërsi të saj” kanë thënë nga miniera “Sasa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button