Greqia i zgjati edhe 15 ditë masat kufizuese gjatë kalimit kufitar me Shqipërinë

Greqia ka vendosur të zgjasë me 15 ditë të tjera masat kufizuese për qytetarët shqiptarë. Lajmi jo i mirë konfirmohet nga ambasada e Greqisë në Tiranë. Përmes një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada helene thotë se, ky vendim është marrë bazuar në situatën epidemiologjike, transmeton EN.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 30 shtator”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Pandemia e Covid-19 vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërruar jetë dy pacientë, ndërsa janë regjistruar edhe 152 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 340 pacientë, shumica e tyre me sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button