fbpx

RTM pret që vitin e ardhshëm të marrë 1% të buxhetit të shtetit, por për këtë nuk ka përgjigje nga institucionet shtetërore

Radio dhe Televizioni i Maqedonisë (RTM) pret që vitin e ardhshëm të marrë fonde në vlerë prej 1% të të ardhurave totale të realizuara, të buxhetit të shtetit këtë vit. Servisi radiodifuziv publik e publikoi Draft-programin vjetor të punës për vitin 2021, ku theksohet se sipas Ligjit për Shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, vitin e ardhshëm duhet të merr dukshëm më shumë fonde nga buxheti i shtetit, krahasuar me këtë vit.

“Por, duke marrë parasysh faktin se NPR RTM ende nuk ka pranuar njoftim zyrtar nga institucionet shtetërore për shumën totale të operacioneve të saj aktuale në vitin e ardhshëm 2021, në Planin financiar për 2021, pjesa për financimin e aktivitetit për radiodifuzion është “planifikuar në të njëjtën masë si në vitin aktual 2020 dhe atë të mëparshëm 2019”, thuhet në dokumentin e publikuar.

Bazuar në këtë, menaxhmenti i RTM planifikon që në anën e të ardhurave në vitin 2021 të ketë rreth 14.5 milionë euro si fonde për financim të aktivitetit të radiodifuzionit që ata do të merrnin nga buxheti. Këto fonde duhet të sigurojnë 87,6 % të të ardhurave totale të planifikuara të servisit publik për vitin 2021. Së bashku me ta, financimi i RTM-së për vitin 2021 është parashikuar me të ardhura totale të planifikuara prej rreth 16,5 milionë euro.

Financimi i shërbimit të radiodifuzionit publik është një nga çështjet kryesore të hapura në fushën e reformave në media, të cilat po çdo vit po bëhen gjithnjë e më aktuale. Menaxhmenti i RTM-së këtë vit kishte planifikuar të merrte rreth 21 milionë euro nga buxheti i shtetit, por nga Ministria e shoqërisë informative dhe administratës publike mori 14,5 milionë euro. Rritja graduale e përqindjes që RTM duhet të marrë nga buxheti i shtetit me ligjin aktual është me kusht “nëse ka mjaft fonde në buxhet për një rritje të tillë”.

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) në vitin 2019 gjeneroi të ardhura totale prej 15,1 milionë euro ose 300,000 euro më pak se në 2018. Të ardhurat e shërbimit të radiodifuzionit publik kanë shënuar rënie изминативе пет години për pesë vitet e fundit, dhe vitin e kaluar ato u ulën me rreth 5.7 milion euro krahasuar me 2015.

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) në vitin 2019 gjeneroi të ardhura totale prej 15,1 milionë euro ose 300,000 euro më pak se në 2018. Të ardhurat e shërbimit të radiodifuzionit publik kanë shënuar rënie rënie gjatë pesë viteve të fundit, me ç’rast vitin e kaluar ato u ulën me rreth 5,7 milionë euro krahasuar me vitin 2015.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close